Ernest Gjoka është trajneri i ri i Skënderbeut.
Një gjë e tillë është bërë me dije jo vetëm nga Gjoka por edhe nga presidenti i skuadrës korçare Ardjan Takaj, i cili ka pranuar se me Gjokën do të vijojë punën pas largimit të Ivan Gvozdenoviç, trajner i cili ka lënë shije të mirë në mjedisin korçar.
Menjëherë pas dorëheqjes së serbit nga pankina korçare, Takaj kontaktin e parë e ka patur me trajnerin Gjoka që ka drejtuar disa ekipe mbarëshqiptare dhe palët kanë rënë dakord për të bashkëpunuar së bashku jo vetëm për këtë sezon, por edhe për sezonin tjetër.
Gjoka ditën e sotme do të ketë stërvitjen e parë me Skënderbeun./vizionplus.tv