Ish-portieri brazilian Nelson Dida ka dhënë një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’ dhe ka analizuar momentin e Milanit, pas suksesit 3-0 ndaj Empolit në ndeshjen e fundit në kampionatin italian:
“Ishte një paraqitje e rëndësishme, në një fillim sezoni me ulje-ngritje. Shoh më shumë besim dhe komunikim më të madh mes stafit teknik dhe lojtarëve, shpresoj që kjo rritje të vazhdojë dhe rezultatet të jenë gjithmonë më të mira”.
Nelson Dida ka dhënë mendimin e tij edhe për Maignan: “Nuk kam asnjë dyshim për Majk, sepse e kam stërvitur dhe jam i bindur që do të bëhet më i forti në botë. Ai është shumë i fortë mes shtyllave dhe loja e Fonsecas, që e përfshin atë më shumë, do të tregojë aftësitë e tij në lojën me këmbë. Milani nuk mund ta humbasë atë!”.
Më pas Dida shprehu mendimin e tij për këtë cikël të ri të kuqezinjve të drejtuar nga Fonseca: “Skuadra po e asimilon lojën e saj dhe më duket se lojtarët do të sulmojnë kundërshtarët më lart. Puna e Fonseca-s shihet. Sfida ndaj Atalantës? Do të jetë e rëndësishme të konfirmoj se skuadra po rritet, unë vazhdoj të mbështes Milanin, që të shkojë sa më larg. Do të jetë e vështirë, por kam besim”, ka thënë mes të tjerash ish-portieri i kuqezinjve.