• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dëmtimi i Kane, Kompany: Është lojtar i klasit të lartë, s’e zëvendësojmë dot kokë më kokë

02/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Harry Kane ka “një mundësi” për të luajtur sërish para fundit të muajit, ka thënë trajneri i Bayernit, Vincent Kompany.

Kapiteni 31-vjeçar i Anglisë doli nga fusha duke çaluar me atë që dukej si një dëmtim i muskulit të kofshës gjatë ndeshjes së Bundesligës kundër Borussia Dortmundit, të shtunën, që përfundoi 1-1.

Pas ndeshjes, Kane i tha trajnerit se dëmtimi “nuk ishte aq serioz”.

Belgu pranoi të hënën se ishte “e vështirë të thuhej” saktësisht kur do të rikthehej kane, por shtoi:

“Ka një mundësi që ai të luajë përsëri këtë vit. Ai me siguri do të humbasë disa ndeshje. Nuk mund ta zëvendësosh atë kokë më kokë. Ai është një lojtar i klasit të lartë.”

Kane ka pasur një fillim të zjarrtë të sezonit me gjigantët gjermanë, duke shënuar 20 gola në 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Bayerni ka pesë ndeshje për të luajtur para pushimit të Krishtlindjes, duke përfshirë sfidën e DFB-Pokal kundër Bayer Leverkusenit të martën, ndeshjet e Bundesligës kundër Heidenheimit, Mainzit dhe Leipzigut, si dhe një përballje të Champions League me Shakhtar Donetsk.

Megjithatë, Kompany është i sigurt se ka mjaft opsione për të mbuluar mungesën e Kane.

“Ne do t’i zgjidhim gjërat ndryshe,” tha ai. “Nuk do të mungojë talenti nesër (kundër Leverkuseni). Kemi disa opsione: Thomas Muller, Mathys Tel, Serge Gnabry, Michael Olise, Leroy Sane. Ndoshta jo Kingsley Coman në atë pozicion.

Harry ka shënuar 20 gola. Nuk mund ta zëvendësosh atë. Por ne kemi lojtarë që shënojnë gola, duke përfshirë Jamalin (Musiala). Do të kemi një zgjidhje. Kemi mjaft lojtarë që mund ta përmbushin këtë rol, edhe nëse nuk mund t’i zëvendësojmë golat e tij.

Next Post

Përmirësohet gjendja shëndetësore e futbollistit të Fiorentinës, fjalët e para për mjekët dhe familjarët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.