Tuesday, 25. August 2026
Sport

Starton Liga Unike te meshkujt në basketboll

GS 02/12/2024 1 Min. Lesezeit

Liga Unike që startoi javë më parë në konkurrencën e femrave, këtë mesjavë do ta nis sezonin 2024/25 edhe në konkurrencën e meshkujve.

Edhe në këtë sezon, do të paraqiten tetë skuadra, katër nga Kosova dhe katër nga Shqipëria, të cilat janë të ndara në katër grupe.

Grupi A përbëhet nga Besëlidhja, Teuta Bashkimi e Vëllaznimi kurse pjesë e Grupit B, janë Golden Eagle Ylli, Tirana, Sigal Prishtina dhe Vllaznia.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje – ardhje kur dy klubet që përfundojë në pozitat e para në dy grupet do të kualifikohen në “Final Four” të Ligës Unike që do të zhvillohet vitin tjetër në Kosovë.

Rezultatet e ndeshjet ndërmjet klubeve të Kosovës do të llogariten nga duelet mes tyre në Superligë nga java e dytë dhe e treti e garave.

Ndërkohë, klubet e Shqipërisë ndeshjet e Ligës Unike do t’i zhvillojnë në mes vete të ndara nga kampionati shqiptarë me kërkesë të FSHB-së.

Teilen: