Tuesday, 25. August 2026
Sport

Euro U19: Shqipëria-Bjellorusi, për vendin e parë

GS 02/12/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e femrave U19 do të luajë të martën në ora 13:30 ndeshjen më të rëndësishme të grupit B1 ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.

Të dyja përfaqësueset renditen në kuotën e 6 pikëve, teksa sfida e nesërme do të ndajë se cila prej tyre do të ngjitet në Ligën A për raundin tjetër.

Shqipëria e drejtuar nga Luçije Gjini mbylli mesditën e sotme përgatitjet për këtë ndeshje, teksa trajnerja ka në dispozicion grupin e plotë për këtë takim. Ndeshja do të luhet nesër në ora 13:30 në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe hyrja ashtu sikurse edhe në ndeshjet e tjera do të jetë falas.

Është një moment vendimtar për vajzat kuqezi, të cilat kanë nevojë edhe për përkrahjen e tifozëve shqiptarë. Ta mbështesim të gjithë skuadrën në këtë sfidë.

Teilen: