Tuesday, 25. August 2026
Sport

Atalanta e Gjimshitit nuk i ndahet Napolit, mund Romën dhe merr vendin e dytë

GS 03/12/2024 1 Min. Lesezeit

Atalanta e Berat Gjimshitit po zhvillon një kampionat të madh, ndërsa ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme, këtë herë në “Olimpico” të Romës përballë skuadrës vendase.

Atalanta ka fituar me rezultatin 0-2, duke treguar se pjesëmarrjet e saj vitet e fundit në Champions League nuk janë të rastësishme.

Një ndeshje e dominuar totalisht nga bergamaskët të cilët edhe u shpërbyen me tre pikë.

Pas kësaj fitoreje Atalanta pozicionohet në vendin e dytë me vetëm 1 pikë më pak se Napoli kryesues, ndërsa Roma renditet në vendin e 15-të me vetëm 2 pikë larg Komos së vendit të 18-të.

Golat për Atalantën në mbrëmjen e sotme i realizuan De Ron në minutën e 69-të dhe Zaniolo në të 89-ën. Për sa i përket Berat Gjimshitit, kapiteni i Kombëtares shqiptare, u aktivizua nga stoli, duke u hedhur në fushën e lojës në minutën e 83-të. Në duelin e radhës Atalanta do të presë Milanin, ndërsa Roma pret Leçen.

Teilen: