• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pritet reagim te Barcelona, mbledhje një orë “kokë më kokë”

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona nuk ka kohë për të humbur apo për të menduar. Pas humbjes surprizë të shtunën në mbrëmje kundër Las Palmasit në shtëpi, katalanasit do të zbresin sonte sërish në fushë për javën e 19- të (Barcelona dhe Reali do t’i luajnë para kohe ndeshjet e javës së 19-të për shkak të angazhimeve në Superkupën e Spanjës në janar 2025).

barcelona

Rezultatet e fundit zhgënjyese nënkuptojnë se kryesimi në kampionat është në rrezik serioz, me Realin e Madridit (me një ndeshje më pak) që tani është një pikë larg dhe Atletiko e Madridit, dy. Para seancës së mëngjesit të së hënës, trajneri Flik ka zgjedhur të bëjë një mbledhje me skuadrën për të analizuar gjendjen emocionale dhe sportive të njerëzve të tij. Barça njoftoi se do ta vononte seancën e fundit stërvitore me një orë: nga ora 11:00 në 12:00.

Por skuadra mbërriti në “Ciudad Deportiva” shumë më shpejt. Para se të niste stërvitjen, Hansi Flik dëshironte të ndjente drejtpërdrejt gjendjen e njerëzve të tij dhe të analizonte me ta, në detaje, gabimet e bëra në ndeshjet e fundit. Barcelona ka grumbulluar vetëm një pikë nga nëntë të mundshmet në 3 takimet e fundit të luajtura: dy humbje kundër Sociedadit dhe Las Palmasit si dhe barazimi kundër Seltës.

Një orë mbledhje – Nuk ka qenë një mbledhje e shkurtër ajo mes Flikut dhe skuadrën. Mediat spanjolle raportojnë se për një orë ata kanë diskutuar rreth problematikave të mundshme. Flik ka qenë mjaft kritik ndaj skuadrës së tij pas humbjes në fundjavë me Las Palmasin, duke theksuar se shkëputja e reparteve ishte një nga arsyet e humbjes. Sipas “Marca” në analizën kokë më kokë me ekipin, Flik ka diskutuar më pas më gjatë me Robert Levandovskin. Ideja e trajnerit gjerman është e qartë, ai kërkon reagim të fortë nga skuadra, pavarësisht se transferta në Majorka nuk pritet të jetë një shëtitje.

Laporta – Në qendrën stërvitore të Barcelonës, të hënën është shfaqur edhe presidenti Joan Laporta. Por sipas “Marca”, presidenti nuk ka qenë i pranishëm në takimin mes trajnerit dhe lojtarëve. Ai ka mbërritur në klub, kur seanca stërvitore kishte nisur.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kupa e Italisë, Fonseka: Milani luan për fitore, trofeu është objektivi ynë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.