Një përballje në Kupën e Italisë mes Sasuolos dhe Milanit me fitoren e këtij të fundit. Precedenti në këtë turne është ky dhe sot të përballen sërish në orën 21:00. Më poshtë iu sjellim disa statistika interesante.
– Sasuolo ka shënuar 33 gola në 22 ndeshje kundër Milanit në kampionat dhe vetëm kundër Xhenoas (35) ka një bilanc më të mirë në Serie A; mesatarja e 1.5 golave të pësuar për ndeshje kundër zigjelbërve është e dyta më e lartë për “Djallin” ndaj një kundërshtari të vetëm të përballur më shumë sesa 10 herë (1.6 kundër Alesandrias).
– Duke marrë parasysh të gjitha turnetë, “Djalli” dhe Sasuolo janë sfiduar 12 herë në “San Siro”. Bilanci sheh gjashtë suksese kuqezi, dy barazime dhe katër fitore jashtë (përfshirë 3 në katër të fundit).
– Milani ka arritur në raundin e 1/8-ave në 14 nga 15 edicionet e fundit të turneut, eliminimi i vetëm në këtë fazë të turneut në periudhë erdhi kundër Torinos: 0-1 pas kohës shtesë më 11 janar 2023.
– Në shtatë rastet në të cilat ka luajtur në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë, Sasuolo ka përparuar vetëm një herë, më 19 janar 2022 kundër Kaljarit; në këtë tur ekipi zigjelbër nuk ka shënuar kurrë më shumë se një gol.
– Ekipi kuqezi ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë (F1), po aq humbje në 18 të mëparshme (8F, B). – Sasuolo ka fituar dy ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë (kundër Citadelës dhe Leçes në 2024/25) dhe nuk ka arritur kurrë tri suksese radhazi në historinë e saj në turne.
– Në dy sezonet e fundit të Kupës së Italisë (nga 2023/24) asnjë ekip nuk ka shënuar më shumë gola në kohën shtesë se Sasuolo (tre, si Kaljari dhe Kremoneze), që të tre golat erdhën kundër Kozencës më 13 gusht 2023 (dy nga Mulatieri dhe një nga Seid).
– Nëse Françesko Kamarda shënon kundër Sasuolos, ai do të gjejë rrjetën në Kupën e Italisë në moshën 16 vjeç e 268 ditë, duke u bërë lojtari më i ri nga një ekip i Serisë A që shënon në kompeticion që nga 8 dhjetori 2005, kur diçka të tillë e bënte Stefano Okaka me 16 vjet dhe 121 ditë mbi supe kur shënon kundër Napolit me fanellën e Romës.
– Domeniko Berardi ka shënuar 11 herë kundër Milanit, të gjithë në kampionat: skuadra kuqezi është në fakt viktima e tij e preferuar në Serie A. Kundër kuqezinjve ai ka dhënë edhe shtatë asiste, një tjetër rekord për të në Serinë A. Që kur të dhënat janë të disponueshme (që nga viti 2004/05) vetëm dy lojtarë të tjerë janë përfshirë në më shumë gola, mes golave dhe asisteve, kundër një ekipi të vetëm në elitën e futbollit italian: Paulo Dibala kundër Udinezes (21) dhe Françesko Toti kundër Parmës (20).
PANORAMASPORT.AL