• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Maresca: Chelsea po shkon përtej pritshmërive

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Chelsea këtë sezon i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, të paktën deri më tani, sin ë kampionat ashtu dhe në Europë. I këtij mendimi është trajneri i “blues” Enzo Maresca, që ka folur në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë të mërkurën në Premier League ndaj Southampton.

“Unë ende besoj në atë që u thashë pronarëve dhe drejtorit sportiv herën e parë që i takova. Për shkak të moshës dhe për shkak të asaj se sa i mirë është ky ekip për mua, Chelsea, në pesë apo 10 vitet e ardhshme, do të jetë një nga skuadrat që do të dominojë futbollin anglez”, tha Maresca.

“Ata nuk më kërkuan asnjë objektiv, e vetmja gjë që më kërkuan është që të përpiqem të jem i rëndësishëm për klubin në  vitet e ardhshme. Mendoj se po shkojmë në drejtimin e duhur.  Unë ende e konsideroj këtë një punë të madhe. Ne jemi përtej pritshmërive për sa i përket mënyrës se si po luajmë dhe rezultateve”, tha Maresca.

Në lidhje me faktin se Chelsea është në vendin e dytë, ai shtoi: “Edhe pse jemi me pikë të barabarta me Arsenal, nuk jemi në garë për titullin e Premier League. Ata  kanë qenë dy vitet e fundit shumë afër City, ndërsa ne jemi shumë larg. Të jesh në garën për titull është presion i mirë për mua dhe lojtarët”.

Next Post

Arteta në telashe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.