• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arteta në telashe

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenali rrezikon të mbetet pa shërbimet e gjashtë lojtarëve për duelin e tyre të ardhshëm në Premier Ligë ndaj Man. Junajtedi.  

Në atë që do të jetë me siguri testi më i madh që prej se erdhi në Premier Ligë, Ruben Amorim do të udhëtojë në ‘Emirates’ për një ndeshje emocionuese me Arsenalin. Me Man. Sitin që po ka vështirësi ta gjejë formën, Arsenali do të shpresojë se ata do të mund të vazhdojnë të vendosin presion tek Liverpulli i Arne Slot me një fitore eventuale ndaj ‘Djajve të Kuq’.  

Sidoqoftë, ‘Topçinjtë’ mund të mbeten pa disa prej lojtarëve të tyre kryesor pasi gjashtë prej tyre janë në dyshim për këtë ndeshje.

Njëri prej gjashtë lojtarëve që mund ta humbasin këtë sfidë është braziliani Gabriel Magalaes, i cili u desh të zëvendësohej në dy ndeshjet e fundit të Arsenalit. Në rast se 26-vjeçari nuk ia del të paraqitet të mërkurën, atëherë do të shtojë krizën e lëndimeve në fazën e mbrojtjes, me Takehiro Tomiyasu dhe Ben Uajt që tashmë është konfirmuar mungesa e tyre.

Një tjetër lojtar që ka gjasa të mungojë është edhe blerja e verës Rikardo Kalafiori, i cili u zëvendësua nga Oleksandr Zinçenko në minutën e 56-të vikendin e kaluar.

Arsenali po ashtu ka dyshime edhe në mesfushë, pasi dyshja Mikel Merino dhe Tomas Partej munguan në fitoren me rezultat 5-2 ndaj Uest Hamit.

Next Post

Mbyllet muaj i makthit, Flik: Nuk u vë faj gjyqtarëve, duhet të luajmë ne më mirë…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.