• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Salah do “Anfield”, “Faraoni” në pritje të rinovimit me Liverpool

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është padyshim një nga lojtarët më të mirë të momentit.

Mohamed Salah po e merr “për dorë” skuadrën e tij, Liverpool, këtë sezon me “Faraonin” egjiptian, që ka shënuar plot 13 gola e ka dhuruar 11 asistime në 20 sfidat e para të këtij sezoni, për të mbajtur “Të Kuqtë” në vendin e parë, si në Premier League, ashtu edhe në Champions.

Mirëpo, duket se aventura e tij në “Anfield” do të mbarojë së shpejti, pavarësisht se kundër dëshirës së tij.

Kontrata e 32-vjeçarit skadon në muajin qershor dhe deri më tani nga klubi nuk është bërë qoftë edhe lëvizja minimale, për të mbajtur në “shtëpi”, heroin e këtyre 7 viteve të fundit, me këtë të fundit që pas fitores ndaj Manchester City, ku regjistroi 1 gol e 1 asist u shpreh se kjo mund të ishte hera e fundit që përballet me “Qytetarët” në “Anfield”.

Megjithatë duket se për klubin këto thënie nuk kanë rëndësi aspak, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, Salah po qëndron në pritje të drejtuesve, teksa mësohet se është i gatshëm të pranojë qoftë edhe një rinovim 1-vjeçar me fanllën e “Të Kuqve”. /i.m /abcnews.al

Next Post

Arsenal vihet pas “bomberit” suedez, “Topçinjtë” duan Isak në “Emirates”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.