Tuesday, 25. August 2026
Sport

Kosovare Asllani i shënon gol Serbisë, së bashku me Suedinë drejt Kampionatit Evropian

GS 03/12/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollistja Kosovare Asllani ka shënuar gol ndaj Serbisë, në ndeshjen e play-offit për një vend në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm.

Asllani është kapitene e Suedisë, ndërsa e shënoi golin për 2-0, ku pas 45 minutash rezultati është 4-0.

Ajo e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe po zhvillon një paraqitje shumë të mirë.

Në ndeshjen e parë Suedia e fitoi 2-0 më 28 nëntor në Leskovc.

Përfaqësuesja që ka rezultat më të mirë nga dy ndeshjet do ta siguroj kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe Suedia që aktualisht ka rezultatin 6-0 në favor duket shumë afër që t’ia arrijë qëllimit.

Teilen: