Bayer Leverkusen fiton ndaj Bayern Munich si mysafir me rezultatin 1-0 në kuadër të 1/8 në Kupën e Gjermanisë.
Në minutën e 17-të, ndryshuan forcat në fushë, kur Manuel Neuer ndëshkohet me karton të kuq.
Por edhe me një lojtar më pak, Bayern Munich kishte raste më shumë, duke rrezikuar me Konrad Laimer, Leon Goretzkan dhe Min Jae Kim, por pa sukses.
Në mesin e pjesës së dytë, “Aspirinat” morën epërsinë, kur Nathan Tella në minutën e 69-të shënoi për 1-0.
Bayer Leverkusen arriti ta ruajë rezultatin për të kaluar në raundin tjetër.
Granit Xhaka luajti për 90 minuta në këtë takim dhe ishte prej më të mirëve në fushë.