• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Slot ironizon Sitin: Salah? Ndoshta e di që do të dënohet

04/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arne Slot i ka paralajmëruar lojtarët e tij që të përgatiten për një javë të rrezikshme, ndërsa ai shpjegoi pse dy ndeshjet e ardhshme të Liverpulit do të jenë më të vështira se java e tyre e fundit e paharrueshme.

fdgfh

Trajneri i Liverpulit po fluturon dhe kuptohet pas një serie fitoresh prej shtatë ndeshjesh, dy të fundit prej të cilave erdhën kundër Realit të Madridit dhe Mançester Sitit. Holandezi ishte në një situatë aq komode në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Njukasëllit, sa bëri edhe humor me Sitin dhe 115 akuzat kundër tyre në Premier Ligë.

Pasi shënoi në fitoren 2-0 që e vendosi Liverpulin nëntë pikë përpara vendit të dytë, Salah tha se mund të ishte ndeshja e tij e fundit kundër Sitit, për shkak se nuk i është ofruar një kontratë e re, për të cilën Slot tha: “Ndoshta Mo di më shumë për 115 akuzat dhe pret që ata të mos jenë në Premier Ligë! Përgjigja e mërzitshme është gjithmonë e njëjta. Nuk është vendi ku unë të flas për kontratën e Mo. Ndoshta kam thënë tashmë shumë për shakanë që sapo kam bërë. Kështu që ndoshta do të zërë titujt. Por ishte një shaka, po e përsëris, ishte një shaka!”. Megjithatë, Slot ishte i përgatitur për të diskutuar sfidën që do të përballet Liverpuli në Njukasëll sonte në mbrëmje përpara se të shkojë në “Goodison Park” të shtunën, të cilat janë dy nga gjashtë ndeshjet jashtë të skuadrës së tij në 9 takimet e tyre të ardhshme në të gjitha kompeticionet.

Kjo është një periudhë impenjative për Slot, i cili ka vetëm pesë mbrojtës të gatshëm dhe njëri prej tyre, Trent Aleksander-Arnold nuk do të jetë në gjendje të luajë 90 minuta as në “St James’ Park” dhe në derbin Mersejsajdit, ndërsa ai vazhdon rehabilitimin e tij nga një dëmtim muskulor. “Ne kemi një javë shumë të vështirë që na pret”, tha Slot. “Ne sapo luftuam me Realin e Madridit dhe Sitin, por në disa aspekte bëhet edhe më e vështirë një ndeshje jashtë fushe kundër Njukasëllit. Jemi në një pozicion të mirë, por nuk kemi luajtur ende një të tretën e sezonit”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ylli i Liverpoolit kërkon nga bashkëlojtarët të rinovojnë kontratat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.