Tuesday, 25. August 2026
Sport

Milani kualifikohet duke u dëfryer, kuqezinjtë në çerekfinalen e Kupës duke mundur 6-1 Sassuolon, kalon edhe Bologna

GS 04/12/2024 2 Min. Lesezeit

Milani preu një biletë për në çerekfinalet e kupës së Italisë duke mundur thellë në San Siro 6 me 1 Sasuolon.

Sukses i lehtë për skuadrën kuqezi, ndonëse kundër kryesuese të serisë B, trajneri Fonseka kreu një rotacion të konsiderueshëm në formacion.

Përjashtim bënë Leao dhe dy mesfushorët e qendrës Fofana dhe Rejnders. Ky i fundit rrëmbeu të gjithë skenën në këtë sfidë.

Mesfushori holandez shërbeu një top fantastik për Cukuerzen në minutën e  12 , top të cilin nigeriani nuk mund ta gabonte.

Pastaj 6 minuta më vonë Rejnderts vendosi të ngjitet vetë në Kateder duke shënuar një gol fantastik nga distanca.

Kuqezinjtë nuk e ulën aspak ritmin dhe nuk patën madje as mëshirë për kundërshtarin duke shënuar edhe dy gola të tjerë në harkun kohor të 2 minutave.

Fillimisht Cukueze për golin e dytë personal dhe pastaj Rafael Leao me një goditje perfekte i çoi shifrat në 4 me 0.

Me këtë rezultat të thellë u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Milani vazhdoi të sulmonte duke gjetur edhe golin e pestë përmes Davide Kalabria në minutën e 56. 3 minuta më vonë goli i nderit i miqve përmes Muilatirit i cili ndëshkoi djaloshin adoleshentë të portës së Milanit, Torriani.

Për të mbyllur goleadën e vendasve mendoi Tami Ebraham.

Në çerekfinale Milani do të gjejë fituesen  çiftit Roma-Sampdoria.

Në çerekfinale edhe Bolonja që kaloi përmes një fitore gjithashtu të thellë në shtëpi Monxen 4 me 0.

Në Renato Dal Ara golat u shënuan nga Pobega, Orsolini, Dominhes dhe Kastro, merr këtë të fundit që dha edhe tre asist. Në turin tjetër Bolonja do të luajë me fituesin e çiftit Atalanta-Cesena.

Të dyja takimet u transmetuan në Tring, teksa sonte është radha e derbit toskan Fiorentina-Empoli./vizionplus.tv

Teilen: