Tuesday, 25. August 2026
Sport

Përzgjidhet trajneri i vitit në Itali, Simone Inzagi: Merita e lojtarëve të Interit

GS 04/12/2024 1 Min. Lesezeit

Simone Inzagi është zgjedhur si trajneri më i mirë i vitit. Trajneri i Interit ka folur për mediat duke thënë se është i lumtur dhe kërkon ta ndajë me të gjithë lojtarët.

inter

“Sigurisht që është një çmim i bukur dhe merita është e stafit dhe e lojtarëve. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të punojmë pa u ndalur. Skuadra ka objektiva të qarta dhe duhet të vazhdojmë me të njëjtat ritme”, ka thënë Inzagi. Ndërkohë që ka folur edhe trajneri Luçiano Spaleti.

“Simone është një trajner i jashtëzakonshëm dhe një njeri pozitiv. Shpresoj që të vazhdojë të thyejë rekorde dhe të fitojë. Ia dorëzoj me kënaqësi çmimin që e kisha unë vjet”, ka thënë Spaleti.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: