• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Martini: Do isha i kënaqur të mos ishte VAR, ta japë ose jo direkt

04/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Teuta barazoi 1 me 1 përballë Laçit në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Superiores.

Tashmë durrsakët kanë tetë ndeshje pa fitore. Në përfundim të sfidës foli trajneri Edi Martini.

“Më mërziti pjesa e parë, në 30 minutat e parë nuk u ambientuam dot me mënyrën e rreshtimit që kishim bërë sot. Deri në minutën e 30 kishim shumë vështirësi. Pastaj lëvizëm diçka, ndërruam edhe mënyrë loje në pjesën e dytë.

Në të parën mund të pësonim edhe ndonjë gol tjetër. Në pjesën e dytë luajtëm në gjysmëfushë, patëm raste, bëmë presion. Nuk e lamë kundërshtarin të rrezikonte.

Por duhet të jesh më i qetë para portës, nuk mund të shkosh i nervozuar, duhet të jesh i kthjellët e arsyetosh përpara. Shënuam, mund të bënim tjetër gol. Në pjesën e dytë, edhe ata që hynë në fushë, duhet të bënin më tepër. Kur janë të freskët, duhet të jenë më agresivë, me më shumë dëshir, gjë që nuk funksionoi edhe sot.

Torraj në ndeshjen e kaluar ishte shumë mirë. Ne rreshtimin me katër nuk e intepretojmë mirë sa duhet, por pasi ndërrum përsëi me 3, ndryshuam. Ka të bëjë që ne nuk kemi perfeksionuar ende rreshtimin 4-3-3.

Luajtëm me dy para në pjesën e dytë. Duke luajtur në pjesën e dytë., Nasr është një lojtar që kërkon zonat boshe dhe lëviz në krah. E nxorëm nga loja e tij nga e djathta, i pëlqen loja nga e majta. Por janë gjëra që ai i bën sepse ka freski fizike. E sheh që mund të bëjë presing më shumë se të tjerët, gjendja fizike e bën të lëvizë nga një krah, në krahun tjetër.

Pritja për verifikimin e golit? VAR-i jep verdiktin e saktë, por me ato emocione që përjetojmë, do të isha i kënaqur që të mos ishte VAR-i hiç, o ta japë ose jo direkt”, u shpreh Martini.

Next Post

Cristian Shpendi firmos për 4 vite me bardhezinjtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.