Fitorja e Arsenalit ndaj Manchester United të mërkurën tregoi aftësinë e “Topçinjve” për të shënuar gola në mënyra të ndryshme dhe vullnetin e tyre të plotë për të fituar pas një periudhe të vështirë, tha trajneri Mikel Arteta.
Jurrien Timber dhe Ëilliam Saliba shënuan në një fitore 2-0, e cila ishte e katërta e Arsenalit në të gjitha garat.
“Ne duam të jemi shumë të rrezikshëm dhe shumë efektiv nga çdo kënd dhe në çdo fazë të lojës dhe ne punojmë për të gjitha këto ”, u tha ai gazetarëve.
“Ne mund të kishim shënuar nga loja e hapur siç bëmë kundër Ëest Hamit , kundër Sportingut, kështu që skuadra me të vërtetë ka atë besim se nga çdo kënd kemi mentalitetin për të shkaktuar kërcënim ndaj kundërshtarit dhe të përpiqemi të shënojmë”, tha fillimisht Arteta, përcjellë KosovaPress.
Fitorja e Arsenalit erdhi gjithashtu pasi lideri Liverpool humbi dy pikë në një barazim ndaj Neëcastle United, që do të thotë se Arsenali e shkurtoi diferencën në shtatë pikë.
Arteta këmbënguli se ai nuk lejoi që ndryshimi i rezultatit në ndeshjen e Liverpoolit të ndikonte në qasjen e tij ndaj lojës së Arsenalit, por tha se përgjigja e ekipit të tij ndaj dështimeve në fillim të sezonit tregoi një mentalitet pozitiv.
“Vullneti për të fituar është atje,” tha ai. “Ne u përpoqëm të bëjmë më të mirën për ta bërë këtë. Është e vërtetë që kemi kaluar shumë në atë periudhë, me orarin dhe pozicionin që luajtëm. Ka të bëjë me përpjekjen për ta bërë atë më pas. Sot, tani ne kemi fituar katër ndeshje radhazi – nuk ka rëndësi, ne duhet të shkojmë në Fulham dhe të jemi më të mirë se ata”, tha në fund ai.