Skënderbeu do të përballet me Tiranën në shtëpi, takim që do të startojë në orën 17:00. Te Korçarët në stol do të debutojnë Ernest Gjoka, i cili kërkon 3 pikët në debutim.
Një duel mjaft i rëndësishëm për “Ujqërit e Dëborës” që do të tentojn ë të rikthehetn te rezultatet pozitive në kampionat dhe t’i largohen fundit të klasifikimit. Gjoka prej 3 ditësh ka stërvitur ekipin dhe tashmë duket se ka gjetur 11-shen “anti-Tirana”.
Timonieri kryeqytetas ka vetëm 2 dilema në formacion, të cilët janë në repartin e prapavijës.
Prençi dhe Shaqe janë në balotazh me Vaskez dhe Zenullain.
Formacioni i mundshëm: Alia, Doka, Ramos, Prençi (Vaskez), Shaqe (Zenullai), Janaqi, Rabiu, Çuçka, Juri, rashica, Bismark.