• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vlahoviç lë pas dëmtimin, por bëhet çështje te Juventus…

05/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më në fund Vlahoviç. I mbetur jashtë fushave që nga 18 nëntori për shkak të një problemi muskulor të pësuar në fund të ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Danimarkës, kur ndjeu dhimbje të kofshës së majtë, Juve dhe Tiago Mota janë gati të gjejnë sërish sulmuesin për ndeshjen e së shtunës në “Allianz Stadium” kundër Bolonjës.

dusan-vlahovic-juventus-2022-1649683282-83555

RIKTHIMI- Sulmuesi serb pritet të rikthehet të punojë bashkë me grupin ditën e sotme dhe rikuperimi i tij nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave të konkludojë në ndeshjen e radhës ndaj Bolonjës. Pas tri barazimeve radhazi, kundër Milanit, Aston Vilës dhe Leçes dhe një emergjence totale në repartin ofensiv, Juvja mbetet ende në pritje të “zgjidhjes”, që shpresohet se do t’i vijë nga rikthimi i serbit. Duke marrë parasysh edhe mungesat e Arkadiuzh Milikut dhe Niko Gonzalezit, rikthimi i Dushan Vlahoviçit është një domosdoshmëri për bardhezinjtë. Për momentin ajo që mbetet për t’u vlerësuar kryesisht ditën e sotme është nëse serbi do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë që nga minuta e parë. Në të kundërt, Mota do të duhet sërish të improvizojë në sulm dhe më pas t’i jap besim Vlahoviçit gjatë ndeshjes.

SHIFRAT- Këtë sezon Vlahoviç ka shënuar 9 gola në 16 ndeshje në kampionat dhe Ligën e Kampioneve dhe para dëmtimit në kombëtare kishte luajtur në të gjitha ndeshjet e Juventusit si titullar. Mungesa e tij ka ndikuar në mënyrë të rëndësishme te Juventusi, pasi pa të, “Zonja e Vjetër” ka shënuar vetëm një gol në tre ndeshje, por pa nënvlerësuar faktin se goli i shënuar nga Kambiazo u ndihmua edhe nga një devijim i Gasparit në sfidën ndaj Leçes.

RINOVIMI- Por nëse serbi është gati të shohë sërish fushën, asgjë nuk po lëviz për rinovimin e kontratës që skadon më 30 qershor 2026. Kontaktet mes klubit të Juventusit dhe rrethit të lojtarit që u zhvilluan në tetor nuk dhanë fryte pozitive. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, klubi bardhezi dëshiron të zgjasë marrëveshjen duke ulur pagën e cila aktualisht është 10.5 milionë euro. Prandaj ekziston një pikëpyetje e madhe në lidhje me të ardhmen e serbit.

Objektivi i Vlahoviç në rast se nuk arrin dot të risë pagën e tij, është që të paktën ta mbajë në shifrat aktuale. Këtë dëshirë, Juventusi preferon të mos ia plotësojë sulmuesit, pasi filozofia e re e klubit është që të ulë kostot në lidhje me pagat e lojtarëve. Dushan Vlahoviç është lojtari më i paguar i “Zonjës së Vjetër” dhe nuk dëshiron të bjerë në këtë hierarki. Megjithatë, për momentin asgjë nuk po lëviz dhe nëse nuk ka ndryshime deri në fund të këtij viti, atëherë Vlahoviç do të kthehet në një çështje të nxehtë dhe do të konsiderohet seriozisht largimi i tij, përpara se të ikë me parametra zero.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Slot, e vlerësoi shumë paraqitjen e Salahut,

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.