Tuesday, 25. August 2026
Sport

Priti penalltinë e Mbapes, portieri i Bilbaos: E dija krahun që do të tentonte

GS 05/12/2024 1 Min. Lesezeit

Nëse Kilië Mbape ishte heroi negativ i ndeshjes, portieri i Bilbaos ishte ai që e priti dhe ngriti peshë tifozët e skuadrës së tij.

ree

“Tifozët tanë janë të jashtëzakonshëm dhe nuk mundet kurrsesi që të arrinim këtë që arritëm pa ata. U jam shumë mirënjohës për atë që bëjnë dhe për mënyrën si na mbështesin.

Jam shumë i lumtur për penalltinë që prita, por mbi të gjitha për fitoren. Sekreti? Mbape kishte humbur penalltinë e fundit që goditi dhe e dija që do të provonte sërish në të njëjtin krah. Kështu ndodhi dhe unë arrita që ta ndalja. Ndodhi sepse e kisha studiuar dhe analizuar këtë rast”, ka thënë Agirrezabala.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: