• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bisek pranë Kombëtares

05/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

24-vjeçari debutoi në Bundesligë me Këlnin kur ishte vetëm 16 vjeç, 11 muajsh e 28 ditësh, por më pas për të luajtur iu desh që të kalonte nga Kil, Kerkrade (Holandë), Gimaresh (Portugali), Arhus (Danimarkë) dhe Milano ku luan tani aktivizohet për Interin.

“As që e kisha ëndërruar debutimin në moshë aq të re në Bundesligë. Por më duhet të jem i ndershëm dhe të pranpj se e bëra sepse kishim disa lojtarë të dëmtuar. Pas atij momenti gjithçka u vështirësua disi”, tregon Bisek në një intervistë për “Sport Bild”.

Mes të tjerash mbrojtësi 24-vjeçar tregon se forma e mirë e treguar me Interin i ka bërë përshtypje edhe komisarit teknik të Gjermanisë. “Mes meje dhe Nagelsman ka patur një shkëmbim mesazhi dhe një telefonatë.

Kur dëgjova në telefon: ‘Ç’kemi, Julian Nagelsman po të të telefonon’, mu mbush zemra me gëzim. Jam shumë i gëzuar, por për momentin jam ende në rritje dhe s’mund të them se duhet të kisha marrë kohë më parë një ftesë në Kombëtare. Gjermania ka disa mbrojtësa të mëdhenj dhe mua më duhet ende rrugë që të marr një ftesë”, tha Bisek, i cili për shkak të prejardhjes ende nuk ka debutuar në arenën ndërkombëtare pasi përveç Gjermanisë mund të zgjedhi edhe Kamerunin.

Next Post

Tuhel si trajner i Anglisë, shfaqja e parë në shortin e Botërorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.