• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sahin thotë se Dortmund është në rrugën e duhur të përmirësimit

05/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Borussia Dortmund, Nuri Sahin, ka thënë se skuadra po punon për të përmirësuar performancën e saj pas një fillimi të luhatshëm të sezonit.

Në ndeshjen e fundit, Dortmund ka barazuar me Bayern Munich. Në renditjen tabelare në Bundesligës të kryesuar nga Bayern, Dortmund gjendet në pozitën e pestë. 

Sipas Sahin,ekipi është në rrugën e duhur dhe shpreson për një rezultat pozitiv në ndeshjen e së shtunës kundër Borussia Monchengladbach.

“Angazhimi i djemve është shumë i mirë. Duhet ende të përmirësohemi, por jemi duke ecur në drejtimin e duhur”, ka theksuar Sahin për gazetarët të enjten. “Ndeshja e së shtunës është shumë e rëndësishme për ne. Duam t’i japim fund kësaj mungese të qëndrueshmërisë dhe të fitojmë ndaj Gladbach”.

Skuadra do të vuajë mungesat e mbrojtësve Waldemar Anton dhe Filippo Mane për shkak të lëndimeve, por rikthimi i mesfushorit Julian Brandt në stërvitje është një lajm pozitiv për ekipin.

“Karim Adeyemi është integruar pjesërisht, ndërsa Donyell Malen dhe Julian Ryerson kanë pasur disa shqetësime shëndetësore. Gjithsesi, presim që të jenë të gatshëm për lojë të shtunën”, ka shtuar Sahin.

Next Post

LIVE LACIO-NAPOLI/ Nga jashtë skuadre në titullar, nis sfida me Hysajn titullar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.