Tuesday, 25. August 2026
Sport

VIDEO/ Tifozët mbetën të hutuar kur Donald Trump u shfaq përpara shortit të Kupës së Botës për Klube

GS 06/12/2024 1 Min. Lesezeit

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së nisi ceremoninë e Kupës së Botës për Klube të enjten teksa u dha një video mesazh fansave përpara garës së ridizajnuar të vitit të ardhshëm.

“Emri i tij është Gianni. Ai është Presidenti dhe unë jam Presidenti,” deklaroi Trump, përpara se të fliste për turneun.

78-vjeçari tha gjithashtu se shpreson të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, me Miamin që do të jetë mikpritës i ndeshjes së parë të kompeticionit.

Paraqitja e Trump ka mahnitur fansat në rrjetet sociale.

Një përdorues X shkroi: “Nuk ka mundësi që Donald Trump të mbajë një fjalim në shortin e Kupës së Botës për Klube???”.

Një postim i dytë në X: “Donald Trump duke mbajtur një fjalim në shortin e Kupës së Botës për Klube, duhet ta kishim parashikuar këtë”.

 

Teilen: