Interi në finalen e Champions League të Mynihut kundër Liverpulit të Arne Slotit. Kjo është siguria e sajtit të statistikave “OPTA Predictor” që është simuluar mbi bazën aktuale të klasifikimit të fazës së kampionatit.
Kjo do të ishte finalja, por fituesi do të ishte skuadra e Liverpulit dhe për Inzagin projektohet një humbje dhe do të ishte e dyta ndaj anglezëve në harkun kohor të tre viteve. Probabiliteti që të fitojnë të kuqtë do të ishte 20.7%, ndërsa shanset për të arritur deri në gjysmëfinale janë 51.3%. Ndërkohë që kualifikimi në fazën e 1/8-ave të Champions-it është shumë i lartë 99.7%. Anglezët kryesojnë fazën e ligës deri në këto momente dhe sigurisht që për këtë arsye shihen si favoritët për të triumfuar. 20.7% është mundësia që ekipi i Slot të mposhtë Interin në finale.
ZIKALTRIT- Sipas këtij projeksioni të bërë nga “OPTA”, kampionët e Italisë kanë 98.1% shanse që të kualifikohen mes 8 skuadrave më të mira të Champions-it duke marrë kështu biletën direkte për në këtë fazë. Sa i përket garës për titullin, që do të ishte i katërti në histori, përqindja është 14.9. Pra, shanset për të shkuar në finale dhe për të humbur sërish janë të larta. Skuadra zikaltër ka mundësi 26.8% që të luajë ndeshjen e rëndësishme dhe të shpallet nënkampione.
Zikaltrit në fakt e kanë trumbetuar me të madhe se këtë sezon do të kërkojnë patjetër që të shkojnë sa më larg në Europë dhe pse jo ta fitojnë Champions-in. Nuk do të kënaqen vetëm me titullin kampion dhe janë të bindur që kanë një organikë të pasur me futbollistë që mund të bëjnë diferencën në çdo ndeshje. Edhe statistikat i japin të drejtë deri tani pasi pas 5 ndeshjes nuk kanë pësuar ende gol në Champions.
Megjithatë, ky kompeticion fillon realisht në fazën e 1/8-ave ku rivalët janë më të fortë dhe befasia mund të ndodhë nga momenti në moment. Një javë më parë sërish “OPTA” i konsideronte zikaltrit si skuadrën më të mirë të Europës për ecurinë që kishte deri tani, por Inzagi me të tijtë e dinë që duhet thjesht ta meritojnë në fushën e lojës këtë fakt dhe të mos kënaqen vetëm me statistikat. Gjithçka mund të ndodhë. Ky është një Champions i paparashikueshëm.GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL