– Bilanci historik mes dy skuadrave është dukshëm në favor të Milanit, i cili ka fituar 69 nga 146 ndeshjet e mëparshme ndaj Atalantës, e cila ka fituar vetëm 29 herë. Megjithatë sezonin e kaluar pati një fitore 2-1 për Atalantën dhe një barazim 1-1.
– “Djalli” ka mbetur i pamposhtur në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Atalantës (4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje).
– Atalanta ka barazuar 48 nga 126 ndeshjet e saj në Serie A kundër Milanit: kundër asnjë kundërshtari nuk kanë pasur këtë rezultat më shumë herë në kompeticion (44 kundër Juventusit), por pavarësisht kësaj, vetëm një “X” (barazim) ka mbërritur në gjashtë ndeshjet e fundit mes dy skuadrave (1-1 më 25 shkurt 2022).
– Skuadra e Gasperinit ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e saj në shtëpi kundër Milanit në Serie A me trajnerin në fjalë në stol (B3, H3). 5-0 më 22 dhjetor 2019 është e vetmja nga 15 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër kuqezinjve në kampionat, në të cilën lojtarët bergamaskë mbajtën portën e paprekur ndërkohë që në dhjetor të vitit të kaluar fituan 3-2.
– Samuel Çukvueze ka shënuar tre gola në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha turnetë (ndaj Udinezes në Serie A dhe kundër Sasuolo snë Kupën e Italisë), po aq sa ato të shënuara në 51 ndeshjet e mëparshme me fanellën kuqezi.
– Mario Pashaliç është përfshire në tre gola në pesë ndeshje të luajtura në stadiumin “Gewiss” në Serinë A kundër Milanit. Për të një pasim fitues dhe dy gola, më i fundit më 3 tetor 2021. Ai ka luajtur 24 ndeshje në Serinë A 2016-17 për Milanin, duke shënuar pesë herë.
– Kristian Pulisiç ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 19 paraqitjet e tij këtë sezon, duke thyer rekordin e tij të vitit të kaluar për sa i përket golave dhe pasimeve fituese pas të njëjtit numër ndeshjesh të luajtura në një kampionat të vetëm në pesë turnetë më të mirë evropianë.
– Asnjë ekip i Serie A nuk ka shënuar më shumë gola se Milani në pjesën e parë të këtij sezoni në të gjitha garat: 24 (njësoj si Atalantën), nga të cilët 16 në shtëpi (rekord absolut).
PANORAMASPORT.AL