• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat/ Parma si mace e zezë për Interin, por Turam kërkon… historinë

06/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

1053-Inter-vs-Parma-copy

* Interi ka fituar ndeshjen e fundit në Serinë A kundër Parmës, më 4 marsin e vitit 2021. Në pankinë ishte Antonio Konte. Por nuk arrin dot dy suksese radhazi kundër emilianëve në kampionat që nga nëntori 2006 dhe shtatori i vitit 2009 (5 në atë rast).

* Interi nuk fiton në shtëpi kundër Parmës në Serinë A që nga prilli i vitit 2013 dhe që nga ajo kohë kanë regjistruar 4 barazime dhe 1 humbje.

* Zikaltrit kanë mbajtur portën të paprekur në 4 ndeshje nga 6 të fundit në kampionat, ndërsa më përpara në 4 të mëparshmet nuk ia kishte dalë.

* Skuadra kampione e Italisë ka shënuar në 29 ndeshje radhazi ën kampionat dhe mund të arrijë 30 ndeshje radhazi me gol për herë të katërt në histori në Serinë A. Nga vitet 2020-2022 arriti 32 ndeshje duke shënuar.

* Parma ka fituar 2 nga 3 ndeshjet e fundit në kampionat, pasi kishte marrë vetëm një fitore në 11 ndeshjet e para të këtij sezoni në Serinë A.

* Parma ka fituar transfertën e fundit në kampionat (2-1 ndaj Venecias) pas një ecurie 19 ndeshje pa sukses në Serinë A me 9 barazime dhe 10 humbje. Por 2 fitore në transfertë nuk kanë ndodhur që nga viti 2020, Bresha dhe Leçe në atë kohë.

* Nga një anë është skuadra që ka pësuar më pak gola në 30 minutat e parë të lojës në këtë kampionat (2) dhe në anën tjetër është Interi që ka shënuar 43% të golave pikërisht në 15 minutat e fundit të ndeshjeve 6 nga 14).

* Markus Turam mund të jetë lojtari i tretë në historinë e Serisë A që arrin me numra dyshifrorë në një sezon duke shënuar vetëm dopieta pas Hofling në sezonin 1949-1950 dhe Nilsen në sezonin 1962- 1963.

* Mkitarian ka shënuar 3 gola kundër Parmës në Serinë A dhe kundër asnjë ekipi tjetër nuk bën më mirë. Edhe Xhenoas i ka shënua 3 gola.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

FSHF organizon mbrëmjen e veçantë me 70 vullnetarë. Duka: Faleminderit për shërbimin që i bëni futbollit dhe shoqërisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.