• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Orges Shehi zyrtarizohet në krye të Ballkanit

06/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampioni i Kosovës në futboll, nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur zëvendësimin e trajnerit Artim Pollozhani, i cili dha dorëheqje ditë më parë.

Të premten, Ballkani e ka zyrtarizuar trajnerin Orges Shehi por nuk i ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes, ndonëse thuhet se kanë firmosur kontratë dyvjeçare.

Shehi është trajneri i tretë në krye të Ballkanit këtë sezon, pasi ekipi nga Suhareka e nisi me Ilir Dajën dhe pastaj e vazhdoi me Artim Pollozhanin, të dy tashmë të larguar.

Pollozhani që zëvendësoi Dajën në fillim të muajit shtator, qëndroi vetëm tre muaj në krye të Ballkanit pasi të mërkurën dha dorëheqje nga posti i tij pas eliminimit në 1/16 e finales të Kupës së Kosovës nga Rilindja 1974.

Në njoftimin e Ballkanit thuhet se Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të dërguar përpara sukseset e klubit nga Suhareka.

“FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës”, ka shkruar ndër të tjera Ballkani në njoftim.

Shehi prej vitit 2018 punon si trajner në Shqipëri, ndërsa ka qenë trajner i Skënderbeut, Kukësit, Tiranës e Partizanit kurse ka një titull të fituar dhe dy herë Superkupën e Shqipërisë.

Next Post

E riktheu në fushë pas tre muajsh, trajneri i bardhekaltërve për Hysajn: Ia kisha borxh…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.