Monday, 24. August 2026
Sport

Abissnet Superiore/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 16-të

GS 07/12/2024 1 Min. Lesezeit

Pas përfundimit të javës së 16-të, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës.

Në portë është Gentian Selmani i Tiranës, i cili mbajti portën e paprekur në transfertën me Skënderbeun. Bruno Dita i Dinamo City dhe Artan Jazxhi i Teutës janë dy qendërmbrojtësit më të mirë të javës. Ndërsa dy mbrojtësit më të mirë të krahëve janë Agan Mjaki i Laçit dhe Florjan Përgjoni i Tiranës.

Tre mesfushorët më të mirë të javës së 16-të janë; Arinaldo Rrapaj i Partizanit, Serxho Ujka i Egnatias dhe Ledjo Tresa i Laçit.

Dy sulmuesit e Dinamo City, Baton Zabërgja dhe Tiago Nani, së bashku me sulmuesin e Partizanit, Christian Mba, përbëjnë repartin e sulmit.

Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Dinamo City, Ilir Daja. /FSHF

Teilen: