Të rinj, me të ardhme dhe argjentinas… Që tek Interi janë si të shtëpisë dhe më shumë se kaq. Lautaro Martinez udhëheq zikaltrit me shiritin në krah dhe me këmbën e nxehtë. Havier Zaneti, legjenda dhe kapiteni i Tripletës sot është zëvendëspresident.
Të dy kanë zbarkuar në “Appiano” pak më shumë se 20-vjeçarë dhe pikërisht për këtë moshë Interi po sheh me interes në Argjentinë. Kërkon Lautarot dhe Zanetët e së ardhmes. Prej disa ditësh, zëvendës drejtori sportiv Dario Baçin ka fluturuar në pjesën tjetër të botës për të skanojë me vëmendje profilet e përzgjedhur. Rrugëtimi ka nisur me ndeshjen në “Monumental” në Buenos Aires, ku Botafogo ka triumfuar në finale e Kupës Libertadores ndaj Atletikos së Minieros.
Por derbi brazilian nuk kishte elementë që Interi ka shënjestruar. Argjentina është toka e preferuar dhe që do të vëshgojë gjatë krahu i djathtë i Piero Auzilios. Lojtari i fundit i transferuar është Tomas Palacios, mbrojtës qendre, 21 vjeç që po studion sekretet e Bastonit. Interi investoi mbi të me lejen e “Oaktree”. Nëse Palacios do të mbajë premtimet e atyre që e kanë njohur mirë, vlera 6,5 milionë euro mund të duket shumë pak.
ZONA TË TJERA- Tani radarët e Interit janë ngritur për të tjerë elementë që luajnë në zona të ndryshme të fushës dhe që do të përshtateshin me skemën 3-5-2 të Inzagit. Dhe pikërisht në krah luajnë disa lojtarë interesantë të Boka Xhuniors, që kanë përfunduar në listën e gjatë të Baçin: Kevin Zenon, lojtar i vitit 2001, Brian Agirre, i lindur në vitin 2003.
Të dy janë lojtarë që preferojnë krahët. Valentin Gomez po ashtu është një profil që ka tërhequr vëmendjen. Baçin ka nisur edhe bisedat me drejtuesit e klubeve për të kuptuar edhe çmimin e këtyre lojtarëve që do të bënin shumë komod trajnerin Inzagi dhe mbi të gjitha do të përshtatesin me politikën e pronarëve të rinj që duan lojtarë me të ardhme.
PANORAMASPORT.AL