• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Botërori i Klubeve, FIFA mbledh mbi 2 miliardë dollarë

06/12/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Turne i pasur me sponsorë të shumtë, por 32 finalistët do të marrin më pak shifra faraonike sesa pritej, pasi FIFA do të shpërndajë gjithsej vetëm 800 milionë dollarë. Edhe pse është konfirmuar se do të mblidhen rreth 2 miliardë dollarë nga të gjithë aktorët financues të Botërorit të Klubeve.

Nuk ka ende në fakt një komunikim zyrtar për çmimet që do të marrin 32 skuadrat finaliste të Botërorit të Klubeve. Edhe pse deri tani janë përfshirë një sërë sponsorësh, plus ata historikë të FIFA-s, sërish nuk dihet shuma e saktë që do të mblidhet për këtë turne. Zyrihu zyrtar synon një xhiro komerciale prej rreth 900 milionë dollarësh, plus 400 milionë nga biletat apo mikpritja, si dhe artikujt suvenire që do të shiten me shumicë në SHBA.

Pritet që të ardhurat totale nga turneu të kalojnë dy miliardë dollarë. Por nga kjo shumë vetëm 800 milionë do t’u shpërndahen 32 klubeve pjesëmarrëse. Rreth 20 milionë për pjesëmarrjen, por në vazhdim, shifra do të rritet. Kalimi në raundin e 16-të mund të çojë në fitime prej 25-30 milionë euro. Por nuk është e lehtë të përcaktohet shuma e çmimit për këdo që ngre trofeun.

Të gjitha këto janë hipoteza, shumë të besueshme, por që gjithsesi presin konfirmimin zyrtar nga FIFA. Tani të ardhurat kanë më shumë rëndësi për klubet sesa poezia e një Botërori. Më shumë se kalendari dhe vendet e ndeshjeve, pritja e vërtetë është për çmimet zyrtare.

 

Next Post

Mbrojtësi shfaqet në orbitën zikaltër, konfirmimi vjen nga Udine

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.