Monday, 24. August 2026
Sport

Mbrojtësi konfirmon largimin nga Partizani

GS 07/12/2024 1 Min. Lesezeit

Vangjel Zguro ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se ka prishur kontratën me Partizanin.

“Faleminderit Partizani, suksese në vazhdim”, shkruan Zguro që bëhet kështu largimi i parë nga “demat”.

Dhe pse jemi në fillimin e dhjetorit, dukej çështje kohe largimi i mbrojtësit 31-vjeçar.

Ndeshja e fundit, kur bënte pjesë në skuadër ishte pikërisht derbi me Tiranën më 21 shtator.

Pas atij takimi, ishte pikërisht Zguro që shprehu pakënaqësi ndaj Veselinoviç për minutat e marra.

Më pas kryeqytetasit e nxorën jashtë planeve të ekipit të parë.

Afrimi i tij te Partizani krijoi shumë polemika nga tifozët, të cilët më parë kishin precedentë me Zguron si kundërshtar.

Me fanellën e “demave” luajti tri ndeshje si titullar në Europë dhe një tjetër u aktivizua nga zëvendësimi.

Ndërkohë në Superiore pati dy ndeshje si titullar dhe të fundit si zëvendësues.

Teilen: