• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sfida e “përjetshme”/ Guardiola dhe Mourinho “përplasen” sërish në distancë

07/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, të dy trajnerë të mëdhenj e fitues, por krejtësisht të ndryshëm për futbollin që praktikojnë skuadrat e tyre.

Po ashtu, dihet botërorisht se mes spanjollit dhe portugezit nuk ka pasur kurrë “një ndjenjë” të mirë dhe nuk ka patur asnjë rast, që një diskutim i tyre nuk ka prodhuar polemika.

Rasti më i fundit është përplasja në distancë dhe plot kunja mes dy teknikëve.

Gjithçka nisi me deklaratën e Guardiola-s pas gjestit që bëri ndaj tifozëve të Liverpool, i njëjtë me atë të Mourinho disa vite më parë.

“Në fund të fundit jam i njëjtë me Jose. Vetëm se ai ka fituar tre herë dhe unë gjashtë Premier Liga”,- ishin fjalët e teknikut të Manchester City.

Sigurisht, që Murinho nuk i ka pritur me humor, ndërsa menjëherë ka nisur kundërsulmin.

“Guardiola tha diçka në lidhje me mua. Unë kam fituar tre herë Premier, por e kam bërë në mënyrë të rregullt. Nuk dua të ngre trofe dhe të përballem me 150 çështje ligjore”,- ka thënë “Special One”, duke iu referuar akuzave me të cilat përballet Manchester City për shkelje të rregullave të “Fair Play Financiar”. /abcnews.al

Next Post

Hansi Flik komenton Barcelonën e tij, për ata që duan largim në janar u lë derën e hapur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.