• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dita e tretë e ‘Open Stage’/ Seleksionimet me talentet e diasporës, në testim 88 futbollistë të rinj

07/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Faza “Open Stage” e seleksionimeve të futbollistëve të rinj shqiptarë që jetojnë jashtë vendit ka zhvilluar sesionin e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, nën vëzhgimin e trajnerëve të ekipeve kombëtare, stafit të Drejtorisë Teknike dhe përgjegjësit të skautizmit në FSHF, Ardi Behari.

Në këtë sesion morën pjesë 88 futbollistë e vitlindjes 2009, të cilët zhvilluan teste fizike dhe ndeshje miqësore, në përshtatje me pozicionin ku secili aktivizohet në klubet e tyre.

Djemtë e rinj u aktivizuan në 4 ndeshje dhe më pas u zhvillua një ndeshje finale me të përzgjedhurit e secilit grup.

Faza “Open Stage” e seleksionimeve të talenteve të diasporës do të mbyllet në datën 10 dhjetor me grupmoshën 2010/2011.

Nisma e Federatës së Futbollit për të afruar talentet shqiptare nëpër botë i jep mundësinë të rinjve që luajnë futboll të evidentohen dhe ndihmon stafin Teknik të ekipeve Kombëtare të vlerësojnë futbollistët me potencial për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare në të ardhmen.

Next Post

Van Dijk refuzon ofertën e parë të Liverpoolit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.