• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Problem me golat, ja 3 “nyjet” që duhet të zgjidhë trajneri Mota te Juventusi

07/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Situata me dëmtimet po e pengon jo pak Juventusin prej disa javësh, por nuk është problemi i vetëm që kufizon zhvillimin e projektit në duart e Tiago Motës.

tiago mota

Janë të paktën tre nyje të tjera që duhet të zgjidhen për funksionimin më të mirë të disa mekanizmave. Nga numri i gjuajtjeve në kuadrat te efikasiteti më i madh para portës, dhe “zgjimi” i blerjes më të shtrenjtë të merkatos Teun Kopmeiners, që nuk ka arritur dot ta tregojë ende veten e tij.

GODITJET- Fakti që fillimi i sezonit nuk është dukur t’i përmbushë ambiciet e Juventusit për titullin, lidhet me goditjet. Skuadra e Motës, aktualisht ka goditur 125 herë dhe është në vendin e 12-të në renditjen goditjeve të përgjithshme, së bashku me ekipet që luftojnë për mbijetesë. Është po aq e vërtetë që Napoli, në krye të kampionatit, ka realizuar 126 goditje deri më tani, duke arritur të shndërrojë më shumë në gola. Në terma konkretë, deri më tani Juvja ka gabuar shumë para portës, pasi nëse do të kishte më shumë efikasitet, me mundësitë që ka pasur, këto të dhëna nuk do të ishin negative.

FINALIZIMI- Juve nën drejtimin e Motës e mban topin shumë. Gjithsesi, manovra nuk ka gjithmonë ritmin që kërkon trajneri që në fillim të sezonit dhe për këtë bëhet e parashikueshme. Bardhezinjtë shpesh e zhvendosin topin në gjysmën e fushës kundërshtare dhe janë përmirësuar shumë në fazën e ri-agresionit, por ata finalizojnë shumë pak dhe kjo ndihmon shumë skuadrat të cilat preferojnë të luajnë me kundërsulm, për mos lënë shumë hapësira pas. Nuk është rastësi që deri më tani Juventusi ka vuajtur kundër të gjitha skuadrave që mbrojnë poshtë, në pamundësi për të gjetur zgjidhje.

KOPMEINERS- Në situata jashtëzakonisht të vështira, Juve duhet të jetë në gjendje të mbështetet te lojtarët e tyre yje. Por deri më tani Kopmeiners nuk ka arritur të bëjë hapin cilësor, pavarësisht se ka treguar shenja rritjeje. Holandezi tashmë flet dhe lëviz si lider në mesin e fushës dhe jashtë, pa të skuadra kishte pësuar një rënie të papritur dhe që nga rikthimi i tij ka gjetur ekuilibër. Mirëpo, lojtari nuk e ka gjetur ende golin e parë me fanellën bardhezi (ka qenë shumë herë i pafat) dhe në përgjithësi shfaqet ende larg potencialit të tij maksimal. Për këtë arsye, Mota duhet të zgjidhë të paktën këto tre nyje për të ecur drejt suksesit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shtyhet ndeshja derbi mes Evertonit dhe Liverpoolit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.