Pas humbjes me Atletik Bilbaon, Reali kërkon të rikthehet sa më parë te fitorja dhe këtë gjë do ta bëjë që ditën e sotme në sfidën ndaj Gironës.Edhe pse në një situatë jo shumë premtuese, madrilenët duan 3 pikët për të vazhduar më të qetë luftën për titullin kampion. Megjithatë, Karlo Ançeloti do të duhet të bëjë pa shërbimet e Vinicius Xhuniorit, ndërsa Mbape pritet të jetë sërish në formacionin titullar.
Sakaq, Ançeloti ka zgjedhur që në portë të luajë me Tibo Kurtua. Në mbrojtje, Lukas Vaskez dhe Mendi do të mbulojnë krahën, ndërsa në qendër do të vendosen Asensio dhe Rudiger. Në mesin e fushës, Federiko Valverde, Belingam, Diaz e Çuameni do të mbështesin Mbapenë dhe Rodrigon.
Megjithatë, mediat spanjolle kanë hedhur dyshime se Mbape mund të lihet pushim për këtë sfidë, dhe të jetë më i qetë për sfidën vendimtare ndaj Atalantës në Ligën e Kampioneve. Kujtojmë që Reali renditet në vendin e 24-t në Champions dhe rezikon të mbetet jashtë skuadrave që kualifikohen për në raundin tjetër.PANORAMASPORT.AL