• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asistojnë Mitaj e Hoxha/ Mbrojtësi “kuqezi” shkëlqen në Ligën Saudite, lojtari ofensiv ndër më të mirët te Dinamo

08/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të jesh I rëndësishëm edhe kur nuk shënon vetë.

Kjo vlen sidomos për një mbrojtës, por edhe për lojtarë të tjerë me përjashtim të sulmuesve.

Mario Mitaj e bëri sërish duke shërbyer asist në ndeshjen e madhe të Ligës Profesioniste Saudite mes Al Itihadit të tij dhe Al Nasrit me kapiten Kristiano Ronaldon.

Përballja në stadiumin me emrin e mbretit Abdullah përfundoi 2-1 për vendasit, pra për ekipin e Mitajt, I cili dha topin për golin përcaktues.

Fillimisht, shënuan yjet e ardhur nga Europa, Karim Benzema për Al Itihadin, dhe pastaj Kristiano Ronaldo për Al Nasrin, dhe sfida e kampionatit u duk se do të përfundonte 1-1.

Në minutën e fundit, Mitaj pasoi për belgun Bergvejn që vulosi rezultatin 2-1.

I dalluar edhe Arbër Hoxha në Ligën e Parë të Kroacisë.

Lojtari ofensiv I kombëtares dha asistin e parë të sezonit, në sfidën mes Dinamos së Zagrebit dhe Slaven Belupos.

Përfundoi 1-1 në stadiumin “Maksimir”, dhe Dinamo ka 4 ndeshje pa fitore në Ligë, dhe ka zbritur në vendine tretë, duke iu larguar Hajdukut.

Hoxha ka dy gola dhe një asist këtë vit në kampionat. /abcnews.al

Next Post

Premier League/ Arsyeja përse u shty derbi Everton- Liverpul

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.