Monday, 24. August 2026
Sport

Premier League/ Arsyeja përse u shty derbi Everton- Liverpul

GS 08/12/2024 1 Min. Lesezeit

Sot në orën 13:30 do të luhej sfida Everton-Liverpul, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit anglez.

Por për shkak të motit të keq që ka pushtuar Anglinë, derbi i Liverpulit u shty.

Ky është lajmi i fundit që vjen nga faqja zyrtare e Premier Ligës.

Derbi i “Merseyside” ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit në “Goodison Park” është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, pasi stuhia Darragh ka pushtuar vendin.

Do të ishte derbi i fundit i Premierligës midis dy skuadrave në “Goodison” përpara se Everton të transferohej në një stadium të ri në vitin 2025.

“Derbi i sotëm i Merseyside në Goodison Park është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Everton.

 

Teilen: