Monday, 24. August 2026
Sport

Serie B/ Stiven Shpendi çel llogarinë e golave, vendos ndeshjen Karrareze-Palermo

GS 07/12/2024 1 Min. Lesezeit

Me një gol në minutën e 77’ Stiven Shpendi ka vendosur fatin e ndeshjes mes Karrarezes dhe Palermos. Goli i shqiptarit, i cili është huazuar deri në fund të sezonit në ekipin në fjalë, vlen shumë pasi e ngjit Karrarezen në vendin e dhjetë në kuotën e 19-pikëve.

Shpendi përfitoi nga një gabim në prapavijën e Palermos, për të shënuar golin e parë sezonal. 21-vjeçari deri më tani kishte asistuar dy herë në tetë sfidat ku ka marrë minuta në Seria B.

Teilen: