• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një tjetër ndalesë në Premier League për Mançester Sitin

08/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Siti në mesjavë iu kthye fitoreve në kampionat dhe u duk se po jepte sinjalet se po dilte nga kriza. Por sot, skuadra e Pep Guardiolës ka pësuar një tjetër ndalesë që zbeh më shumë shanset për titullin kampion të “qytetarëve”.

Siti është ndalur në barazim në transfertë përballë Kristal Palas, në sfidën të cilën e mbylli për më tepër me 10 lojtarë. Munjoz i dha avantazhin vendasve, por Haland barazoi shifrat po në pjesën e parë të takimit.

Më pas ishte Lakrua që kaloi edhe një herë në avantazh Kristal Palas, por Ljuis përsëri vulosi një barazim që hapi ndeshjen. Megjithatë, vetë ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq dhe bëri që ekipi i Guardiolës të mbetej me 10 futbollistë e të mos arrinte më të gjente golin e fitores, duke e mbyllur ndeshjen me shifrat 2-2, për të mbetur 8 pikë pas Liverpulit kryesues që ka luajtur një ndeshje më pak.

Next Post

Arabët kërkojnë “arkitektin” belg, City i vendos çmimin Kevin De Bruyne

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.