Monday, 24. August 2026
Sport

VIDEO/ Goli i nëntë në kampionat, Selmani i dhuron fitoren Dinamos së Bukureshtit dhe e ngjit në krye

GS 07/12/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani, po kalon një moment fantastik në karrierën e tij, teksa ditën e sotme, shënoi golin e fitores 0-1 në transfertë ndaj Gloria Buzaut, duke i dhuruar 3 pikë të arta Dinamos së Bukureshtit. 

astrit

Selmani tundi rrjetën në minutën e 52-të të sfidës. Falë këtij triumfi, skuadra e tij arriti të merrte përkohësisht kreun e renditjes me 32 pikë në 19 ndeshje, 1 më pak se Kluzh që ka edhe një ndeshje më pak. 

Në 17 ndeshje që është aktivizuar këtë sezon, sulmuesi 27-vjeçar ka arritur të shënojë 9 herë si dhe ka regjistruar edhe 4 asiste në kampionat.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: