Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një lajm pozitiv për tifozët pas fitores ndaj Gironas 3:0 në La Liga.
Në pjesën e dytë, Jude Bellingham u lëndua dhe u detyrua të largohej nga fusha.
U mendua se mesfushori anglez pësoi ndonjë lëndim të rëndë, por Ancelotti në konferencë për media tha se Bellingham është mirë.
“Jude Bellingham është mirë. Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Atalantas në UEFA Champions League”, u shpreh Carlo Ancelotti.