Monday, 24. August 2026
Sport

Real Madrid nxjerr në shitje yllin e ekipit për 80 milionë euro

GS 08/12/2024 1 Min. Lesezeit

Sipas Defensa Central, Real Madrid do të nxjerrë në shitje Aurelien Tchouameni në fundin e këtij sezoni.

Mesfushori francez kërkohet nga PSG dhe Liverpool.

Problemet e vazhdueshme me dëmtimet kanë qenë arsyeja kryesore për rënien e rendimentit të tij në sezonet e fundit.]

Për rrjedhojë, Los Blancos mund ta shesin lojtarin nëse marrin një ofertë 80/85 milionë euro.

Mesfushori francez u transferua në Madrid në korrikun e 2022-shit nga Monaco për 100 milionë euro.

Që nga ajo kohë, 24-vjeçari ka luajtur 104 ndeshje me Real Madrid, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë pesë asiste në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet.

Teilen: