• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Veselinoviç “harron” barazimet dhe kthen faqe: Kujdes Bylisin, mundën Vllazninë!

08/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën e sotme për shtyp numri një i stolit të Partizanit ka tentuar të kalojë pas krahëve barazimet e fundit të koleksionuara nga ekipi i tij në ndeshjet delikate siç ishin ato me Tiranën dhe Egnatian.  

“Çdo ndeshje që vjen është e ndryshme. Egnatia renditet pas nesh. Ne duhet të mendojmë vetëm përpara. Jam i sigurtë që do të luajmë ndaj një tjetër skuadre shumë të mirë. Përpara një jave ata arritën 3 pikët ndaj Vllaznisë. Kanë dhuruar paraqitje mjaft të mira ndaj Egnatias, Vllaznisë. Ndeshjen e fundit me Elbasanin në pjesën e parë ata ishin në avantazh 1-0, por më pas u ndëshkuan me karton të kuq. Kushtet e fushës së tyre janë disi të veçanta. Fakt është që ne ndryshojmë fushën nga bar artificial në bar natyral. E theksoj që janë një skuadër e mirë, por ne duhet të mendojmë për veten tonë. Si gjithmonë na duhet përqendrim dhe të fokusohemi në idetë tona”, tha Veselinoviç.

I pyetur mbi gjendjen e ekipit tekniku serb pohoi se: “Sot kemi për të zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore. Disa lojtarë janë në dyshim, gjithsesi vetëm pas stervitjes do të kem ide më të qarta kush do të jetë gati për nesër”.

Në fund ai tha se objektivi i Partizanit në takimin me Bylisin është vetëm fitorja.

Next Post

E konfirmon Reali, mbrojtësi mbyll vitin për shkak dëmtimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.