Monday, 24. August 2026
Sport

Futsall, Kosova publikon listën për duelet kualifikuese

GS 09/12/2024 1 Min. Lesezeit

Selektori i Kombëtares së Kosovës në futsall, Agon Ramadani, të hënën ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2026”.

Në listën e tij, Ramadani ka përfshirë 16 lojtarë, në të cilët llogarit për t’u përballur me Gjeorgjinë dhe Bullgarinë në kuadër të raundit kryesor të kualifikimeve.

Kjo është hera e parë për Kosovën që garat i fillon nga kategoria main round, ndërsa pjesë e grupit 10 të kualifikimeve është edhe Franca.

Ndeshjen e parë, Kosova e luan të premten kundër Gjeorgjisë në Tbilisi kurse katër ditë më vonë, e pret Bullgarinë në Prishtinë.

Teilen: