Basketbollisti i Proton Cable Prizrenit, Lenzelle Smith është shpallur më i miri për xhiron e 11-t të Superligës së Kosovës.
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka njoftuar të hënën se Smith e ka fituar çmimin “MVP i Javës” pasi e kishte indeksin më të lartë – 36 – në xhiron e fundit.
Smith udhëhoqi ekipin e Prizrenit drejt fitores ndaj Vëllaznimit duke regjistruar 25 pikë, 10 kërcime e 8 asistime.
Gjithashtu, Smith është përfshirë edhe në pesëshen më të mirë, të cilën e përbëjnë edhe Jalen Nesbitt e Lis Shoshi të Golden Eagle Yllit, si dhe Mikaile Tmushiq i Trepçës dhe Alex Lomax i Borës.
Nesbitt pati 20 pikë, 9 kërcime e 3 asistime kurse Shoshi shtoi 14 pikë e 11 kërcime në triumfin e Yllit ndaj Pejës.
Tmushiq realizoi 19 pikë dhe shtoi 7 kërcime e 4 asistime në fitoren e Trepçës kundër Prishtinës, ndërsa Lomax me 23 pikë, 4 kërcime e 7 asistime udhëhoqi Borën drejt fitores ndaj Bashkimit.