• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rezultatet dhe individët në krizë, sezoni i Milanit kalon nga dy Champions-et

09/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapur pas Ligës së Kampioneve. Asaj në zhvillim e sipër, ku objektivi minimal është renditja mes tetë më të mirave pa qenë nevoja për “play off” dhe asaj të sezonit të ardhshëm, që duhet të arrihet duke hyrë në kampionat mes katër (ose pesë) më të mirët, nëse Italia ka një vend më shumë në bazë të renditjes së kombeve të UEFAs).milanMe ëndrrat për titull të fshira nga mungesa e vazhdimësisë, Paulo Fonseka shpreson që skuadra e tij më në fund të çlirohet dhe të arrijë një seri rezultatesh që do t’i lejojnë tifozët kuqezi të mendojnë me besim për projektin e nisur verën e kaluar. Vendi i shtatë aktual në renditje (i barabartë me Bolonja) është zhgënjyes, por besimi ndaj trajnerit portugez është i paprekur. Synimi është të vazhdohet bashkëpunimit me të paktën deri në fund të sezonit sepse ekziston bindja se ai është zgjedhja e duhur. Thënë kjo, kualifikimi në Champions-in 2025-26 është objektivi minimal për klubin dhe mos arritja e tij do ta bënte të pashmangshëm ndryshimin e trajnerit. Sepse zbritja nga Liga e Kampioneve në Ligën e Europës ose Ligën e Konferencave do të ishte një goditje e tmerrshme për të ardhurat dhe do ta bënte klubi kuqezi të rikthehej në epokën para Piolit. E papranueshme për ambiciet e pronarëve amerikanë.

PËRKEQËSIMET – Krahasuar me ditët e para, Leao me shokë janë rritur duket sikur e kanë metabolizuar të paktën pjesërisht futbollin e Fonsekës. Megjithatë, disa probleme mbeten. Sidomos ato difensive. Kundër Juventusit dhe Empolit , Menja e mbajti portën e tij të paprekur, por në Bergamo erdhi humbja edhe dy gola të tjerë. Sidomos në transfertë, kuqezinjtë përballen me një prapavijë që fut ujë nga të gjitha anët: në pesë nga shtatë transferta (Parma, Lacio, Fiorentina, Kaljari dhe Atalanta) “Djalli” pësoi minimalisht dy gola. Pra dymbëdhjetë nga gjashtëmbëdhjetë gjithsej. Shumë, e jo vetëm për të ëndërruar kampionatin, por edhe për të aspiruar një nga katër vendet e para në finale.

Mesatarja e pikëve për ndeshje është një tjetër shifër për t’u mbajtur parasysh: ajo e Milanit është 1.57, ndërsa në 2023-2024 Atalanta përfundoi e katërta me një mesatare prej 1.81. Fonseka ka gjetur çiftin e duhur të qendërmbrojtësve (Gabia dhe Çau), por shumë rreziqe vijnë nga krahët sepse Emerson ka vështirësi në mbyllje dhe Hernandez nuk është më i njëjti. provimet- Mbetet fakti që djalli, i cili e nisi me ambicien e shpallur për të luftuar për skudeton, është tashmë në kuotën katër humbje në katërmbëdhjetë ndeshje, qoftë edhe gjashtë nëse llogaritet grupi i Champions. Atalanta, Napoli dhe Interi janë shumë larg, por përpara janë edhe Lazio dhe Fiorentina. A do të ngadalësohen? Është shpresa e Fonseka për të shkurtuar diferenca, edhe nëse gjithçka kalon përmes një vargu suksesesh të kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Muhadri më e mira e xhiros për basketbolliste

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.