Monday, 24. August 2026
Sport

Kategoria e Parë/ Burreli fiton në Pogradec dhe ngjitet ne vendin e katërt

GS 09/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja në Pogradec ka përfunduar me fitoren e pastër të Burrelit. Skuadrat e Ditmar Bicajt ka shënuar dy herë në pjesën e dytë me anë të Helio Zhunior (58’) dhe Fetaj (96’).

Ekipi mik arritit që të kapitalizonte avantazhin numerik në fushë pasi Pogradeci përfundoi ndeshjen me nëntë lojtarë pasi Kastrati (57’) dhe Raza (73’) dolën me karton të kuq.

Pas 15 javësh skuadra e Burrelit ngjitet në vendin e katërt me 24 pikë ndërsa Pogradec renditet i shtati me 19 pikë.

Teilen: