Monday, 24. August 2026
Sport

Formacioni më i mirë i vitit 2024 nga FIFPro, dominojnë lojtarët e Realit dhe City-t

GS 09/12/2024 1 Min. Lesezeit

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) shpalli këtë të hënë formacionin më të mirë të vitit 2024. Votimi u krye nga lojtarët e sindikatave të lidhura me FIFPro.

Real Madrid është klubi më i përfaqësuar, me gjashtë lojtarë në këtë formacion: Carvajal, Rüdiger, Kroos (i cili u tërhoq nga karriera pas Euro 2024), Bellingham, Mbappé dhe Vinícius Júnior.

Manchester City ka katër përfaqësues: Ederson, De Bruyne, Rodri dhe Haaland. Formacionin e plotëson Van Dijk nga Liverpooli.

Formacioni i vitit sipas FIFPro (FIFPro):

Image

Teilen: