• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Alonso thotë se Leverkusen synon fitore ndaj Inter

09/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka thënë se skuadra e drejtuar nga ai është të provojë ta mposhtë Interin në ndeshjen e cila do të zhvillohet të martën në kuadër të Champions League.

Pavarësisht se përballet me një skuadër të fortë, Alonso ka theksuar se ekipi i tij është përgatitur. 

“Dëshirojmë të luajmë çdo ndeshje për të fituar, madje edhe nesër kundër një skuadre të madhe. Ky është fokusi ynë kryesor“, është shprehur Alonso gjatë konferencës për shtyp.

Leverkusen është në garë për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt, me trajnerin që shpreh ambicien e tij për të siguruar një vend ndër tetë skuadrat më të mira të Evropës. “Qëllimi ynë është të kualifikohemi në tetë të parët dhe të japim maksimumin në çdo kompeticion”, ka shtuar ai.

Në prag të përballjes me Inter, Alonso e ka pranuar se skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi është një prej ekipeve më të mira në Evropë. “Po përballemi me njërën nga skuadrat më të mira në Evropë. Por për ne, kjo është një mundësi për të parë ku qëndrojmë dhe luajmë në shtëpi”, ka thënë ai.

Inter është i pamposhtur në Champions League këtë sezon, duke mos pësuar asnjë gol në pesë ndeshjet e para dhe Alonso është ndalur tek kjo pjesë. “Është një skuadër fituese. Fakti që Inter nuk ka pësuar gola tregon se ata kanë një vazhdimësi të madhe vitet e fundit në Champions League. Ata janë shumë të fortë, një skuadër solide dhe me një ide të qartë se çfarë duan. Luajnë me shumë maturi”, ka thënë ai. 

Next Post

Zabaleta, Memushaj, Kapllani, Dallku... emrat që morën diplomën UEFA PRO

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.